Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ministri Andin Hoti ka nënshkruar vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfitim nga programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike 2026–2027.
“Programi, për të cilin qeveria ka ndarë 15 milionë euro, synon të mbështesë familjet që kanë më së shumti nevojë për ndihmë në përballimin e faturave të energjisë elektrike” thuhet në njoftim.
Ministria bën me dije se thirrja për aplikim do të hapet së shpejti.
“Për datën e hapjes dhe mënyrën e aplikimit do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaron MPFVLÇ-ja.