Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.
Siç shihet edhe në foton e portalit “Gazeta e Prizrenit” viktima është gjetur i shtrirë në rrugë (në afërsi të varrezave të qytetit).
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas Policisë viktima është një mashkull rreth 70 vjeç.
Deklarata e Policisë:
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohen hetimet. Bëhet fjalë për një person të moshës rreth 70-vjeçare, i cili është gjetur pa shenja jete. Paraprakisht besohet se vdekja është natyrore, mirëpo mbetet të shihet se çfarë do të nxjerrin hetimet e mëtejshme,” – deklaroi Bytyqi. / Gazeta e Prizrenit