Shkyçen disa borxhlinj të ujit në fshatrat e Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Shkyçen disa borxhlinj të ujit në fshatrat e Prizrenit

KRU “Gjakova” Sh.A. ka vazhduar aksionet e kontrollit dhe shkyçjes së konsumatorëve që nuk i kanë shlyer obligimet financiare ndaj kompanisë, si në qytetin e Gjakovës, ashtu edhe në fshatrat e Komunës së Prizrenit.

Gjatë këtyre aksioneve, disa konsumatorëve u janë dhënë vërejtje për borxhet e papaguara, ndërsa të tjerët, të cilët ishin paralajmëruar më herët, janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit.

Në mesin e konsumatorëve të evidentuar ka edhe të tillë me borxhe që arrijnë deri në 3,800 euro në Gjakovë, ndërsa në Prizren borxhet e disa konsumatorëve tejkalojnë 3,000 euro.

KRU-ja thotë se pikërisht këta konsumatorë janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit.

“KRU “Gjakova” Sh.A. do t’i vazhdojë aksionet edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së pagesave dhe përmbushjes së obligimeve nga ana e konsumatorëve.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe pasqyrimin e aktiviteteve të kompanisë në shërbim të qytetarëve” thuhet në njoftim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit