Prokuroria Speciale lehtëson procedurën e regjistrimit të lëndëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare

- Gazeta e Prizrenit

Prokuroria Speciale lehtëson procedurën e regjistrimit të lëndëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokrurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka nxjerrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit në Prokurorinë Speciale, në harmoni dhe respektim të kompetencave dhe pavarësisë funksionale të prokurorëve për incimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare.

Sipas vendimit, prokurorëve specialë u mundësohet që, në ushtrim të kompetencave të tyre, të kërkojnë drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrit numrin për regjistrimin e lëndës, me qëllim të inicimit të hetimeve sipas detyrës zyrtare, pa pasur nevojë për autorizim paraprak nga Kryeprokurori.

Ndryshimi, synon lehtësimin e procedurës administrative të regjistrimit të lëndëve dhe të nxisë prokurorët në incimin e hetimeve të veprave penale, sipas detyrës zyrtare, në përputhje me kompetencat ligjore të Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale deklaron se mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, dhe hetimit të të gjitha veprave penale që bien në kompetencën e saj, bazuar në ligjin në fuqi.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit