Liria fiton bindshëm dhe vazhdon formën fantastike, mposht Kikën në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Liria fiton bindshëm dhe vazhdon formën fantastike, mposht Kikën në Prizren

Prizren – Skuadra e KF Lirisë, sot shënoi një fitore të thellë dhe plotësisht të merituar në stadiumin e vet, duke mposhtur KF Kikën me rezultatin përfundimtar 4:0, raporton Gazeta e Prizrenit.

Prizrenasit treguan dominim absolut përgjatë gjithë ndeshjes, duke konfirmuar formën e tyre fantastike në këtë periudhë të kampionatit. Loja e rrjedhshme dhe efikasiteti para portës bënë që fitorja e vendasve të mos vihej për asnjë moment në dyshim.

Përveç katër golave të shënuar, Liria pati mundësinë ta thellonte edhe më shumë rezultatin. Mesfushori Fitim Susuri pasoi nga pika e bardhë, mirëpo nuk arriti të konkretizonte penalltinë, çka do ta bënte fitoren edhe më me shifra më të larta.

Me këtë fitore 4:0, KF Liria merr tri pikë të rëndësishme dhe vazhdon e sigurt ecurinë e saj pozitive, ndërsa Kika largohet pa pikë nga transferta e vështirë në Prizren. / Gazeta e Prizrenit /

 



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit