Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1,200 euro

- Gazeta e Prizrenit

Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1,200 euro

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 20 copë ngrohëse të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, automjeti ishte përzgjedhur për kontroll bazuar në analizën e riskut. Gjatë intervistimit, udhëtari nuk kishte deklaruar mallra për raportim te autoritetet doganore.

Për shkak të dyshimeve, automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit, ku gjatë verifikimit më të detajuar janë zbuluar 20 ngrohëset, me vlerë të përafërt prej 1,200 eurosh, pa përfshirë taksat doganore.


Mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, si dhe për mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit dhe garantimin e konkurrencës së drejtë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit