Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale të prezantimit të rremë dhe mashtrimit, me ç’rast ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur gjatë periudhës 2023–2025 në qytetin e Prizrenit.
I dyshuari, mashkull kosovar, kishte hapur profile të rreme në rrjete sociale, përmes të cilave u merrte para qytetarëve duke u paraqitur si person që kërkonte apo ndihmonte me ndihma sociale.
Përveç kësaj, në disa raste ai është paraqitur rrejshëm si person zyrtar, duke i mashtruar viktimat me premtimin se do t’u ndihmonte në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ligjore, raporton Gazeta e Prizrenit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për proceduara të mëtejshme ligjore. Policia po vazhdon hetimet për të parë nëse ka edhe persona të tjerë të dëmtuar nga kjo skemë mashtrimi. /Gazeta e Prizrenit /