45 aksidente trafiku janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, dy prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.
Sipas të dhënave për këtë periudhë, 19 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 24 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë së njëjtës periudhë, janë shqiptuar edhe 1 mijë e 916 gjoba trafiku.