Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Prizrenit, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar një mori pikash të rendit të ditës.
Në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Prizrenit, sërish debat më së shumti është bërë në pikën e pyetjeve të kuvendarëve dhe përgjigjeve të ekzekutivit.
Shumica e anëtarëve të organit më të lartë legjislativ komunal parashtruan pyetje që kanë të bëjnë me shqetësimet për rregullimin e rrugëve, kanalizimeve, shtretërve të lumenjve, sinjalistikës rrugore, por edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me sektorin e shëndetësisë, arsimit, kulturës e të tjera.
Për shumicën e pyetjeve të ngritura, u përgjigjen anëtarët e ekzekutivit komunal. Pas kësaj pike, unanimisht, Kuvendi miratoi propozim-vendimin për transferimin e mjeteve për shërbimet e varrimit, njoftoi Tv Prizreni, përcjell Gazeta e Prizrenit.