Pushkë, 153 fishekë – çfarë sekuestroi Policia në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

- Gazeta e Prizrenit

Pushkë, 153 fishekë – çfarë sekuestroi Policia në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kontrolli është kryer më 25 tetor 2026, në kuadër të rastit të evidentuar si “Vrasje e rëndë”.

 

“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit