“Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, mesazhi i Arlindës shkruhet në dyert e Qeverisë

- Gazeta e Prizrenit

“Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, mesazhi i Arlindës shkruhet në dyert e Qeverisë

Protestuesit që po marshojnë në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë hedhur mjete piroteknike.

Në dyert e Qeverisë është shkruar mesazhi “Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, fjali e marrë nga letra e Arlinda Zekajt.

Po ashtu, në dyert e objektit është vizatuar një sëpatë me ngjyrë të kuqe, duke iu referuar mënyrës se si u vra Arlinda nga ish-kunati i saj.

Protestuesit kanë bërë thirrje “Jepni dorëheqje”, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe drejtësi për vrasjen që ka nxitur reagime të shumta në vend.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit