Has: Vëllezërit nga Gjonaj të Hasit, të aksidentuarit në fshatin Domaj

- Gazeta e Prizrenit

Has: Vëllezërit nga Gjonaj të Hasit, të aksidentuarit në fshatin Domaj

Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit, në aksidentin e rëndë që ndodhi, mbrëmë në fshatin Domaj, janë të përfshirë dy vëllezërit Çoçaj nga Gjonaj i Hasit.

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Çoçaj, 46 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj të bashkisë Has, ku një aksident rrugor i ka marrë jetën një 46-vjeçari nga Kosova.

Sipas informacioneve zyrtare, mjeti sportiv i llojit tagramendur/off-road me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit është përmbysur aksidentalisht.

Në aksident ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, shtetasi V. Çoçaj., 38 vjeç, që është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Kukësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore nga mjekët. /Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit