Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, zbatimit unik të praktikave dhe ligjshmërisë, kryeprokurori i shtetit, z. Zejnulla Gashi, në bazë të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve të zyrës së kryeprokurorit të shtetit si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore.
Prokurorët e caktuar do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të zyrës së kryeprokurorit të shtetit; mbikëqyrjen e trajtimit të lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, gjithmonë duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve; identifikimin e sfidave dhe problematikave institucionale dhe adresimin e tyre; mbikëqyrjen e zbatimit të shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve, si dhe pjesëmarrjen në kolegjiumet e prokurorive ku janë të caktuar si mbikëqyrës.
Ky vendim ka për qëllim forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe objektivave të prokurorit të shtetit./Indeksonline
![]()