Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion për të kontrolluar produktet e shitura online që dërgohen te konsumatorët përmes shërbimeve postare. Në ditën e parë të aksionit, më 2 nëntor, 11 ekipe kryen 23 inspektime në tetë komuna.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali nspektorët po verifikojnë nëse bizneset që shesin online janë të regjistruara, nëse lëshojnë kupon fiskal dhe nëse produktet shoqërohen me deklaracionin e prejardhjes dhe dokumentet e kërkuara.
Nga 23 inspektimet e ditës së parë, gjashtë lëndë janë përfunduar, ndërsa 17 mbeten në procedurë, sipas rezultateve paraprake.