Rahovec: Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare

- Gazeta e Prizrenit

Rahovec: Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare

Stacioni Policor në Rahovec – Sektori i Hetimeve, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Rahovec – Sektori i Hetimeve, me autorizim nga prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar.

Sipas dyshimeve të bazuara personi i dyshuar me datën 2 janar 2026 në Rahovec, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vjedhje’ dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i saj ende nuk është zbuluar.

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

• numrit emergjent 192,
• stacionit policor më të afërt,
• ose përmes e-mail zyrtar: info@kosovopolice.com.

Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit