Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako

- Gazeta e Prizrenit

Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako

Dy telefona mobilë të tipit iPhone dhe dy kabllo për mbushje janë zbuluar në një pako të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë një kontrolli rutinor të zyrtarëve korrektues.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pakoja është gjetur në zonën sterile, afër rrethojës së institucionit, ndërsa dyshohet se është hedhur nga jashtë burgut.

Pas hapjes së saj në zyrën e sigurimit, zyrtarët kanë gjetur dy telefona iPhone, pa SIM-kartela, si dhe dy kabllo për mbushje.


SHKK-ja ka bërë të ditur se kontrollet dhe bastisjet e rregullta po vazhdojnë me qëllim të parandalimit të futjes së sendeve të palejuara në institucion.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit