Zjarri në mobilerinë “Lina Home” në Prizren, i dyshuari kapet në Merdar pas gjashtë muajsh – ky është 25-vjeçari që përfundoi në pranga

- Gazeta e Prizrenit

Zjarri në mobilerinë “Lina Home” në Prizren, i dyshuari kapet në Merdar pas gjashtë muajsh – ky është 25-vjeçari që përfundoi në pranga

Gati gjashtë muaj pas zjarrit në mobilerinë “Lina Home”, një 25-vjeçar i dyshuar për përfshirje në këtë rast është ndaluar në pikën kufitare në Merdar, pasi emri i tij ishte futur në listën e personave të kërkuar nga Policia. Ai është marrë në dorëzim nga hetuesit rajonalë të Prizrenit dhe është ndaluar për 48 orë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Gentian Abdullahu, 25 vjeçar, i cili po hetohet në lidhje me zjarrvënien e raportuar më 17 maj 2026, rreth orës 02:50, në mobilerinë “Lina Home”, në rrugën Prishtinë–Prizren.

Zhvillimi i ri ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 19:30, kur hetuesit rajonalë në Prizren janë njoftuar se 25-vjeçari ishte ndaluar në pikën kufitare në Merdar.

Abdullahu ishte futur më herët në listën e ndalimit për shkak të dyshimeve se mund të ishte i përfshirë në rastin e zjarrvënies.

Menjëherë pas njoftimit, hetuesit janë nisur drejt Merdarit, ku kanë marrë në dorëzim të dyshuarin dhe më pas e kanë shoqëruar në ambientet e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren.

Atje, 25-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprën penale “Zjarrvënia”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit