Prizren: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Prizren: Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, më 14 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 17:00, ndërsa në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim nga autoritetet kompetente./IO



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit