Sot i jepet lamtumira e fundit Sylë Dakajt, që u vra në sy të bashkëshortes dhe vajzës së mitur në Suharekë

- Gazeta e Prizrenit

Sot i jepet lamtumira e fundit Sylë Dakajt, që u vra në sy të bashkëshortes dhe vajzës së mitur në Suharekë
Lamtumira e fundit Sylë Rifat Dakajt, i cili u vra dje në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, do t’i jepet sot.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Vërshec, duke filluar nga ora 15:30.

Kujtojmë se 59-vjeçari u vra dje në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje të çastit, kur i dyshuari shtiu me armë zjarri në drejtim të Dakajt, duke e lënë të vdekur në vend.

Për rastin është arrestuar Rrahman Hoti, i cili, sipas informacioneve të raportuara ekskluzivisht nga Sinjali, dyshohet se në të kaluarën ka vrarë edhe bashkëshorten e tij.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, nën dyshimin për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit