Të dielën u bë e ditur se një person u arrestua në Gjilan nën dyshimet se ka mashtruar qytetarët e Kosovës duke përfituar afro 200 mijë euro nën pretendimet se vuan nga leukemia akute.
Kjo doli që nuk u mashtruan vetëm qytetarët por edhe familjarët gjithashtu nga vetë Endriti.
Në emisionin n’Frekuencë në ATV, vëllai i Endrit Azemit tregoi arsyen e thirrjes së tij ku edhe tregoi se ku qëndron e vërteta.
”Deshta me ta kallzu arsyen se qysh është mashtru një shqiptari qashtu jemi mashtru edhe na, kushi sen nuk ka ditë se në atë moment që e kishim ditë që është mashtrim.. motra jem është zyrtare e FSK-së, motra jem nuk ish dalë aty te sheshi me mbledh pare nëse e kish pas një dyshim më të voglin që ky është mashtrim. Ju kisha lut mediave e policisë mos me na kërcënu e qytetarët mos me na sha, ju lutem le të mirren policia me ta se nëse nuk mirren policia mirrna unë me ta personalisht unë Gëzim Azemi se nuk e lejoj me mu sha familja me mu sha motrat…”, ka thënë ai në një lidhje direkte në ATV.