Shtrenjtohen për 5,4 për qind produktet e importuara në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Shtrenjtohen për 5,4 për qind produktet e importuara në Kosovë

Çmimet e produkteve të importuara në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare prej 5.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Megjithatë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit ka shënuar rënie prej 0.8 për qind.

Në raportin e publikuar, ASK bën të ditur se rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar te artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit, me 5.9 për qind.

Rritje të theksuar kanë shënuar edhe çmimet e produkteve të plastikës, kauçukut dhe artikujve të tyre, me 4.6 për qind, ndërsa produktet minerale janë shtrenjtuar për 2.6 për qind dhe produktet e industrive kimike për 2.5 për qind.


Sipas ASK-së, rritje është regjistruar edhe në disa kategori të tjera të produkteve të importuara.

Konkretisht, pajisjet e makinerisë dhe ato elektrike kanë shënuar rritje prej 1.3 për qind, letra dhe artikujt e saj 0.8 për qind, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 0.7 për qind, ndërsa produktet bimore 0.6 për qind.

Në kategorinë e artikujve ushqimorë të përgatitur, pijeve dhe duhanit, rritja ka qenë 0.3 për qind.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit