“Sbunker” kërcënohet me vrasje pas publikimit të një artikulli autorial

- Bota Sot

“Sbunker” kërcënohet me vrasje pas publikimit të një artikulli autorial

Redaksia e medias online “Sbunker” ka raportuar se ka marrë një sërë fyerjesh dhe kërcënimesh me vdekje pas publikimit të një shkrimi autorial mbi hapjen e pritshme të urës së Ibrit.

Një llogari në platformën X, e identifikuar si @AvniR55219, ka lëshuar një mesazh të frikshëm që përmban kërcënime për të vrarë stafin.

Thirrjet për vrasjen e gazetarëve janë alarmuese dhe AGK-ja e dënon në termat më të fortë këtë fushatë kundër kësaj medie.

Kërcënimet ndaj Sbunkerit vijnë në javën kur disa medie në Kosovë janë përballur me linçime publike, e edhe thirrje për dhunë.

AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që të hetojë të gjitha kërcënimet ndaj jetës së gazetarëve, me seriozitetin e plotë dhe urgjencën më të madhe.



Read it all at Bota Sot