Bedri Hamza vizitoi Parisin, thotë se u takua me disa zyrtarë

- Bota Sot

Bedri Hamza vizitoi Parisin, thotë se u takua me disa zyrtarë

Kandidati për kryeministër, nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një sërë takimesh siç thotë me zyrtarë në Paris, ku ka theksuar rëndësinë jetike të mbështetjes historike dhe të vazhdueshme të Francës për integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimeve, Hamza ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen.

”Kam pasur takime të mira me zyrtarë në Paris dhe theksova rëndësinë jetike për Republikën e Kosovës, mbështetjen historike dhe të vazhdueshme të Francës në proceset integruese euroatlantike. Kam vënë në dukje shumë fusha si ekonomia, mbrojtja etj, ku mund të forcohet ky bashkëpunim”.

Ndër tjera ai është shprehur mirënjohës ndaj zyrtarëve të lartë francezë, për angazhimin e tyre në përparimin e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor.



Read it all at Bota Sot