Lajm i keq për qytetarët e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani: Plotësohet kontigjenti për kontratë pune për vitin 2024

- Bota Sot

Lajm i keq për qytetarët e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani: Plotësohet kontigjenti për kontratë pune për vitin 2024

Gazetari i DW, Bahri Cani, ka dhënë një lajm që sipas tij “është i keq për kosovarët”, që duan të punojnë në Gjermani.

Cani ka shkruar as Agjencia për Punë ka njoftuar se janë plotësuar të gjitha vendet për të quajturin “Vorabzustimmung” apo përkthyer në shqip “parapëlqim” dhe si rezultat për këtë vit asnjë kosovar s’mund të kërkojë të pajiset me një të tillë. 

Postimi i plotë i gazetarit Cani:

Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani 

Nga Agjencia për Punë më njoftojnë sot se është plotësuar i gjithë kontigjenti i vendeve për parapëlqim (Vorabzustimmung) për shtetasit e Kosovës për vitin 2024. Kjo do të thotë se asnjë shtetas i Kosovës më nuk mund të kërkojë këtë farë parapëlqimi, që është i domosdoshëm për marrjen e një termini në ambasadën gjermane në Prishtinë. Për marrjen e një termini për punëtorët pa kualifikime, sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, kërkohet një kontratë pune dhe një “Vorabzustimmung”, të cilin e kërkon kompania që ju ka dhënë kontratë pune. Por për shtetasit e Kosovës ka pasur brenda më pak se dy muajve aq shumë kërkesa sa që është plotësuar kontigjenti për vitin 2024. Sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor në vit jepen 50.000 termine për leje pune për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën jepen për një muaj pak më pak se 1000 termine. Sa i përket vendeve të tjera, për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën është plotësuar kontigjeni për muajin korrik. Ndërsa në gusht mund të kërkojnë prapë termin… Në kërkesat për shtetasit e Kosovës ka pasur edhe abuzime… por të gjitha detajet i keni në një video që mund ta gjeni në këtë kanal pak më poshtë… 



Read it all at Bota Sot