Aksident me fatalitet në Komoran, vdes një person

- Gazeta e Prizrenit

Aksident me fatalitet në Komoran, vdes një person

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Komoran.
Të përfshira në këtë aksident kanë qenë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo për IndeksOnline, tha se vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor, në vendin ku ndodhi ngjarja.

”Sot rreth orës 13:30  kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qkuk. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.” tha Ahmeti per IndeksOnline.



Read it all at Gazeta e Prizrenit