Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve nga Prokuroria, Gazeta Sinjali mëson se personi që mbeti i vrarë, nga organet e rendit dyshohet se është Premtim Gashi.
Konfirmimi i identitetit nuk është bërë akoma për shkak se i vrari nuk ka pasur dokumente identifikuese me vete.
Sinjali raportoi sonte ekskluzivisht se trupi i të vrarit ka mbetur mbi një kallashnikov, të cilin dyshohet se e posedonte viktima.
Ende nuk dihet nëse viktima e ka përdorur atë, por ajo që dihet është se trupi i të vrarit ka mbetur i shtrirë mbi kalllash.
Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.
Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmerren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.