Blerim Latifi shkruan disa fjalë për emrin e lagjes Aktash, e lidh me Perandorinë Osmane

- Bota Sot

Blerim Latifi shkruan disa fjalë për emrin e lagjes Aktash, e lidh me Perandorinë Osmane

agja Aktash e kryeqytetit këto ditë ka qenë shumë e përfolur për shkak të sulmeve me armë zjarri që kanë ndodhur atje, ku si pasojë, një person ka mbetur i vdekur. Ndërkohë, analisti Blerim Latifi së fundi është marrë me emrin e lagjes, dhe se nga ka ardhur i njëjti.

Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se shumë vende në republikat ruse me popullsi myslimane kanë këtë emër.

Sipas tij, i njëjti në Kosovë ka ardhur me çerkezët.

“Me gjasë bashkë me çerkezët, të cilët gjatë viteve 1860-1880 u dëbuan nga Rusia në drejtim të Perandorisë Osmane, e cila pastaj një pjesë e tyre i solli në Kosovë.

Gjysma e dytë e shekullit 19 njeh një dinamikë të jashtëzakonshme të lëvizjeve demografike në Kosovë. Kjo është koha e ardhjes së muhaxhirëve shqiptarë, të cilët ishin dëbuar nga rajonet e Nishit e Toplicës prej ushtrisë serbe. “ – ka shkruar ai.

Tutje, Latifi ka thënë:

“Po ashtu shënohet një ardhje e boshnjakëve muslimanë, pas marrjes së Bosnjës nga Austro-Hungaria.

Nga Shqipëria kemi një ardhje tjetër njerëzish, por shumë më të vogël. Është fjala për dhjetëra familje shqiptarësh katolikë nga Lugina e Fanit në Mirditë. Këta sot e përbëjnë njërin prej tri grupeve të katolikëve kosovarë, bashkë me ata që quhen " katolikët malsorë" dhe "latinët". Falë "fanëve" dhe sidomos "muhaxhirëve" nga fushat e Toplicës, dominimi etnik shqiptar do të ruhej në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Kjo lagjja e Prishtinës, ku ditë më parë ndodhi përleshja e përgjakshme mes dy familjeve, e ka emrin Aktash. Nga një kërkim i shpejtë në internet, rezulton se ky emër vjen nga gjuhët turkike dhe e ka kuptimin "shkëmb i bardhë". Shumë vende në Republikat ruse me popullsi muslimane e paskan këtë emër.

Si ka ardhur ky emër tek ne?

Me gjasë bashkë me çerkezët, të cilët gjatë viteve 1860-1880 u dëbuan nga Rusia në drejtim të Perandorisë Osmane, e cila pastaj një pjesë e tyre i solli në Kosovë.

Gjysma e dytë e shekullit 19 njeh një dinamikë të jashtëzakonshme të lëvizjeve demografike në Kosovë. Kjo është koha e ardhjes së muhaxhirëve shqiptarë, të cilët ishin dëbuar nga rajonet e Nishit e Toplicës prej ushtrisë serbe.

Po ashtu shënohet një ardhje e boshnjakëve muslimanë, pas marrjes së Bosnjës nga Austro-Hungaria.

Nga Shqipëria kemi një ardhje tjetër njerëzish, por shumë më të vogël. Është fjala për dhjetëra familje shqiptarësh katolikë nga Lugina e Fanit në Mirditë. Këta sot e përbëjnë njërin prej tri grupeve të katolikëve kosovarë, bashkë me ata që quhen "katolikët malësorë" dhe "latinët". Falë fanëve mirditorë dhe sidomos muhaxhirëve nga fushat e Toplicës, dominimi etnik shqiptar do të ruhej në Kosovë.

Kjo dyndje multietnike gjatë atyre viteve do të bëhej burim i shumë tensioneve dhe incidenteve etno-fetare në Kosovë, të cilat sot i lexojmë në raportet e konsujve të huaj që në atë kohë vepronin në Kosovë. Këto tensione shpesh nxiteshin prej vetë këtyre konsujve, sidomos atyre rusë dhe serbë. Disa prej tyre do ta paguanin me kokë infiltrimin e tyre, siç është rasti i konsullit serb në Prishtinë dhe atij rus në Mitrovicë.

Nga ajo kohë ka kaluar më shumë se një shekull, por planet ruse e serbe për ta ndezur nga brenda Kosovën vazhdojnë të mbesin operative.



Read it all at Bota Sot