Macron naiv? Shtypi gjerman zbulon prapaskenat: Loja e Vuçiqit me Perëndimin po funksionon

- Bota Sot

Macron naiv? Shtypi gjerman zbulon prapaskenat: Loja e Vuçiqit me Perëndimin po funksionon

Franca beson se me blerjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale, Serbia hodhi një hap më larg Rusisë dhe më pranë kampit perëndimor.

Francezët besojnë se blerja e këtyre avionëve për 2.7 miliardë euro krijon varësi teknologjike dhe se ky është një sinjal që, siç tha Macron, tregon një ndryshim strategjik.

Por shkruan gazetari Andreas Ernst, i cili prej shumë vitesh raporton nga Ballkani për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” e vë në dyshim një gjë të tillë.

“Edhe pse Beogradi ka mbështetur rezolutat e OKB-së kundër agresionit të Rusisë, dhe në të njëjtën kohë ka furnizuar ushtrinë ukrainase me municione, Vuçiç-i në të vërtetë nuk ka ndërmend të largohet nga miqtë e tij në Moskë dhe Pekin. Ai nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ai mbështetet tek ndihma e Moskës dhe Pekinit për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës”, shton gazetari.

Për Ernst, “blerja e Rafale në fakt vetëm dëshmon se politika e tij e lojërave të dyfishta po funksionon.

“Në Beograd, Macron përsëriti frazat e dëgjuara nga të gjithë vizitorët nga Bashkimi Evropian: Serbia e ka vendin në BE. Aa ai vetë nuk e beson këtë, e as Vuçic nuk është i bindur”, shkruan autori.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, pas nënshkrimit të kontratës në Beograd për blerjen e avionëve ushtarakë bën me dije se Rafale franceze është kthyer në një “hit eksporti”:

“Të gjithë blerësit më të mëdhenj, pas vetë forcave të armatosura franceze, janë jashtë. Europa: Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Indonezia, Katari dhe India. Këto vende porositën midis 36 dhe 80 Rafale”.

Në Evropë, Greqia dhe Kroacia porositën secila dymbëdhjetë avionë të përdorur të këtij lloji, Greqia porositi dymbëdhjetë të tjerë të rinj.

Megjithatë, siç u tha, “suksesi tregtar i Rafale, së bashku me pikëpamjet e ndryshme për eksportet e armëve, konsiderohet si pengesa kryesore për zhvillimin e “Sistemit ajror luftarak të ardhshëm” gjermano-francezo-spanjoll (FCAS).

Duke marrë parasysh kërkesën e madhe për Rafale, kompania ‘Dasso’ (Dassault Aviation) që e prodhon atë, nuk po nxiton të nxjerrë në treg një avion të ri në të ardhmen e afërt.



Read it all at Bota Sot