Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall valën e shitjes së aseteve me likuidim ShAL68 (Drejtpërdrejtë)

- Bota Sot

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall valën e shitjes së aseteve me likuidim ShAL68 (Drejtpërdrejtë)

AKP fton investitorët dhe sipërmarrësit ambiciozë të shfrytëzojnë mundësinë e blerjes së pronave të shkëlqyeshme në lokacione të ndryshme dinamike në mbarë Kosovën. Shpallja do të jetë e hapur deri më datën 4 shtator 2024.

Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara duke vizituar ueb faqen e Agjencisë në www.pak-ks.org, përfshirë mundësinë që të vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje, duke vizituar zyrën e marketingut, telefonuar në numrat + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090 dhe 2059, apo duke na shkruar në [email protected]

Vala e 68-të e shitjes së aseteve (ShAL 68) paraqet një portofol të larmishëm pronash të shpërndara në rajonet kryesore të Kosovës. Rajoni i Prishtinës përfshinë 17 asete, përfshirë toka bujqësore në zonat atraktive të Lipjanit, Graçanicës dhe Prishtinës, si dhe hapësira afariste në qendër të Prishtinës, që paraqesin mundësi të shkëlqyera investive. Në rajonin e Pejës janë tenderuar për shitje 21 asete, përfshirë toka bujqësore të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme dhe tokë komerciale/ndërtimore për zhvillimin e biznesit në Istog, Deçan, Gjakovës dhe Klinë.

Në rajonin e Prizrenit ofrohen 6 asete në shitje, përfshirë lokale dhe tokë bujqësore në Komunën e Prizrenit, Dragashit, Shtimes dhe Rahovecit ndërkaq në rajonin e Mitrovicës janë në shitje 4 asete, përfshirë lokale dhe depo më sipërfaqe atraktive për zhvillim biznesi, si dhe aset në Komunën e Vushtrrisë. Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto asete apo mund të konkurrojnë për më shumë asete. Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë dhe transmetohet drejtpërdrejt.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.68 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 04.09.2024, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për dorëzimin e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.



Read it all at Bota Sot