Nëse i shihni këta persona, raportoni menjëherë në polici

- Bota Sot

Nëse i shihni këta persona, raportoni menjëherë në polici

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim kapjen e personave të dyshuar për vjedhje më 31.08.2024, rreth orës 12:00 në një lokal afarist në Ferizaj.

Deri më tani të dyshuarit e kësaj ngjarje nuk janë identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt.

Apo mund ta lajmërojnë edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406

Të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konidencialitet të plotë, thuhet në njoftim.



Read it all at Bota Sot