Rrahja në Emshir të Prishtinës, ku disa persona u lënduan dhe gjashtë të tjerë janë shoqëruar në polici.
Media ka siguruar pamje te reja nga kjo rrahje, ku shihen disa persona duke përdorur shkopinjtë, në mesin e tyre ka edhe ferma.
Ende nuk dihen arsyet e rrahjes.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor“, tha Ahmeti.
“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje”.
Ahmeti shtoi se aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.