Ronaldo vendimtar në ndeshjen Portugali-Kroaci

- Gazeta e Prizrenit

Ronaldo vendimtar në ndeshjen Portugali-Kroaci

Portugalia e ka mposhtur Kroacinë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat e udhëhequr nga Roberto Martinez, e mposhtën kombëtaren e Kroacisë, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Ishte minuta e shtatë e ndeshjes kur Diogo Dalot e kaloi Portugalinë në epërsi pas asistimit të Bruno Fernandes.

39-vjeçari Cristiano Ronaldo dyfishoi rezultatin në minutën e 34-të, duke shënuar golin e tij të 900 në karrierë.

Diogo Dalot shënoi përsëri, por këtë herë në portën e gabuar, duke ngushtuar rezultatin për Kroacinë, në minutën e 41-të.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Portugalia morri tre pikë të plota nga kjo përballje.



Read it all at Gazeta e Prizrenit