Kurti: Ditën e FSK-së po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm për zhvillimin e ushtrisë sonë

- Gazeta e Prizrenit

Kurti: Ditën e FSK-së po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm për zhvillimin e ushtrisë sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Ditën e Forcës së Kosovës (FSK).

Sot në mbledhjen e Qeverisë, ai ka njoftuar se mori vendim për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Kosovë.

“Komisioni ndërministror i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe ministri i Punëve të Brendshme, do të nisë procedurat e nevojshme për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës.
Gëzuar Ditën e Forcës!” ka njoftuar Kurti.


Read it all at Gazeta e Prizrenit