Latifi pas humbjes së Kosovës: Atë ditë që Vokrri u mbulua me dhe, edhe futbolli jonë nisi të marrë teposhtëzen

- Bota Sot

Latifi pas humbjes së Kosovës: Atë ditë që Vokrri u mbulua me dhe, edhe futbolli jonë nisi të marrë teposhtëzen

Profesori, Blerim Latifi ka reaguar pas humbjes së Kosovës kundër Rumanisë.

Latifi u shpreh se që prej vdekjes së Fadil Vokrrit “futbolli kosovar nisi ta marr teposhtëzen”.

Postimi i plotë:

Duket paksa fatale, por kam fillu me mendu se atë ditë që Vokrri u mbulua me dhe, edhe futbolli kosovar nisi të marrë teposhtëzen.
Sot stadiumi që e mban emrin e tij është kthyer në simbol të kësaj rënie drastike, për të cilën askush nuk do që të marrë përgjegjësi e të japë llogari.

Si shumë fusha të tjera tek ne, edhe futbollin është duke e shkatërruar doktrina e dashur e shqiptarëve, doktrina e fajit jetim
Mbi të gjitha e dhimbshme për tifozët e ekipit të Kosovës që përditë e më pak kanë arsye për të besuar në slloganin “Ëndrra vazhdon”.



Read it all at Bota Sot