“Vjedhja, si vepër penale, në kuadër të veprave penale të pasurisë, e me theks të veçantë vepra penale e vjedhjes së rëndë, kohëve të fundit janë me përmasa shqetësuese. Me theks të veçantë cak i këtyre vjedhjeve po janë familjet ku ka ahengje familjare, dasma”, shkruan avokati.
“Një ngjarje e tillë na ndodhi mbrëmë, derisa ishim në dasëm, hajnat shkaktuan dëm me vlerë që tejkalon shumën prej 5.000 euro. Organet po merren me trajtimin e rastit, për çka presim zbardhjen e tij”.
“Familjet që kanë ahengje duhet të kenë kujdes që dëmi të jetë sa më i vogël dhe të mendojnë që hajnave lokalë t’ua pamundësojnë “punën””, përfundon Bajraktari.