Golden Eagle Ylli, e ka prerë biletën për gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Suhareka e mposhti Bashkimin, me katër pike epërsi.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 67 me 63.
Më i dalluari në këtë fitore për Yllin ishte Christian Rohlehr me 15 pikë e katër kërcime.
Teksa vendimtar si gjithmonë ishte edhe kapiteni Gëzim Morina që shtoi 14 pikë.
Kurse për Bashkimin më i dalluari Marc Smith me 23 pikë.
Pas, Trepçës, Sigal Prishtinës dhe Pejës, Ylli është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Supërkupës së Kosovës.
Nesër luhen sfida gjysmëfinale, teksa shorti do t’i përckatoj çiftet gjysmëfinale.