Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbajtur një ceremoni në Bowling Green në Lower Manhattan për të përkujtuar ditën e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Në faqen zyrtare të bashkisë së Nju Jorku, shkruhet se eventi nxori në pah vlerësimin për diversitetin e qytetin që investon për të ardhmen e tij.
Kryebashkiaku Eric Adams përshëndeti të gjithë duke treguar simbolikën e ngritjes së flamurit shqiptar krah për krah atij amerikan.
/GazetaSinjali/