I dyshuari për tentim vrasjen në Deçan, ku theri me thikë një person, tashmë është arrestuar. Policia ka njoftuar se i dyshuari është kapur sot, pasi është lokalizuar vendndodhja e tij.
Arrestimin dhe ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Personi i dyshuar për këtë rast është Arber Haklaj nga fshati Isniq.
Për motive akoma të panjohura, i dyshuari e ka sulmuar me thikë viktimën në një market, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sinjali raportoi sot se viktima që u ther është Ylli Musaj, i cili fillimisht mori trajtim në QMF Deçan e më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.