Rrjetet sociale i kanë dhënë akces shumë njerëzve për çasje më të lehtë me individ edhe të panjohur personalisht.
Me këtë gjë shpesh abuzohet, e këtë e dëshmon edhe rasti i gazetares dhe prezantueses së “Radio Kosoves”, Laura Kryeziu.
Kryeziu, ka raportuar një rast shqetësimi e ngacmimi seksual në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ku gjatë këtyre ditëve është ngacmuar sistematikisht nga një person, të cilit ajo i referohet si avokat.
Gazetarja, e ka raportuar rastin publikisht, duke i publikuar në rrjet bisedat dhe kërkesat e avokatit, të cilit ja ka mbuluar identitetin, por jo edhe fotografinë.