Pas sulmit të serbëve ndaj Policisë së Kosovës, vjen reagimi propagandues i zyrës së Petkoviqit

- Bota Sot

Pas sulmit të serbëve ndaj Policisë së Kosovës, vjen reagimi propagandues i zyrës së Petkoviqit

“Arrestimi brutal dhe rrahja brutale e tre të rinjve serbë mbrëmë në Mitrovicën e Veriut nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës është pasqyrë e politikës antiserbe të Albin Kurtit dhe represionit dhe torturës që përjetojnë serbët nga veriu i Kosovës çdo ditë para syve të bashkësisë ndërkombëtare, është kumtuar nga zyra serbe për Kosovën e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës.

Kjo zyre pretendon se “ka prova të qarta për brutalitetin e Policisë së Kosovës”.

“Skenat e dhimbshme të filmuara ku shihen policët e Kurtit duke i hedhur përtokë të rinjtë serbë dhe duke i rrahur e tërhequr zvarrë derisa ata vajtojnë dhe pastaj i arrestojnë”, vazhdon kjo propagandë.

Është veçanërisht shqetësues fakti që, siç pretendohet nga kjo zyre, “prindërve nuk iu është lejuar t’i shohin fëmijët e tyre dhe as nuk ka pasur mundësi që ekipi mjekësor serb t’i vizitojë dhe t’i ekzaminojë ata, duke qenë se të rinjtë ishin “viktima të brutalitetit” të policisë”.

“Në të njëjtën kohë, sipas dëshmitarëve okularë, varësit e Kurtit kanë qenë me veshje civile dhe nuk kanë treguar identifikim, që është një tjetër dëshmi se Kurti dëshiron ta kthejë veriun e Kosovës në një “territor të pushtuar”, për çka Beogradi dhe serbët e veriut të Kosovës paralajmërojnë për çdo ditë dhe komuniteti ndërkombëtar, “çuditërisht” hesht derisa të rinjtë serbë janë duke u rrahur dhe ndaluar”,  pretendohet në kumtesën e kësaj zyre.

Të përkujtojmë, këta persona janë ndaluar pasi, në gjendje të alkoolizuar, i kishin fyer i kanë sulmuar fizikisht policët të cilët kanë qenë në detyrë, duke shkaktuar lëndime njërit nga policët i cili është trajtuar në shërbimin emergjentë.



Read it all at Bota Sot