Lideri i Partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është liruar pak orë pas arrestimit në shëtitoren në veri të Mitrovicës të martën pasdite, derisa po protestonte për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në veri.
Pamjet e publikuara nga politikani nacionalist serb tregojnë Arsenijeviqin duke protestuar për vizitën e Kurti.
Pas lirimit, ai ka thënë se vendimi për mbajtjen apo lirimin e të rinjve që u arrestuan të hënën mbrëma, do të merret të mekurën.
Ai ka thënë se protesta ishte kundër “represionit policor”.
Ndërkaq, pak para arrestimit, një oficer i Policisë së Kosovës i thotë Arsenijeviqit të mos provokojë.
“Unë po të them mos provoko, sepse je duke e prishur rendin dhe qetësinë, prandaj të them për herë të fundit mos provoko”, i thotë polici, politikanit serb.
Bashkë me Arsenijeviqin është liruar edhe nënkryetari Ivan Orloviq.