Shqipëria “thyhet” si vendëse nga Gjeorgjia

- Gazeta e Prizrenit

Shqipëria “thyhet” si vendëse nga Gjeorgjia

Shqipëria u mposht me rezultatin 0-1 nga Gjeorgjia, në ndeshjen e vlefshme për grupin B1, në Ligën e Kombeve.

Ndryshe nga ndeshja me Ukrainën, ku kuqezinjtë triumfuan 2-1, ndaj gjeorgjianëve, ishte një sfidë shumë e vështirë.
Skuadra e Silvinjos, e kishte thuajse të pamundur për të depërtuar në mbrojtjen kundërshtare dhe kjo konfirmohet nga fakti se nuk bënë asnjë gjuajtje në portën e Mamardashvilit.

Takimi u vendos nga një supergol i shënuar nga Kochorashvili në minutën e 71-të. Mbrojtësi gjeorgjian, ia doli të shënojë në portën e Strakoshës, në atë që ishte goli i vetëm i ndeshjes./ktv



Read it all at Gazeta e Prizrenit