Aktakuza në rastin Banjska: Të akuzuarit tentuan t’ia shkëpusin pjesën veriore Kosovës e t’ia bashkojnë Serbisë

- Gazeta e Prizrenit

Aktakuza në rastin Banjska: Të akuzuarit tentuan t’ia shkëpusin pjesën veriore Kosovës e t’ia bashkojnë Serbisë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 45 personave, përfshirë një person juridik dhe një person përgjegjës, për vepra të rënda penale që përfshijnë kryerjen e veprave terroriste, krime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave lidhur me rastin e Banjskës.

Sipas aktakuzës, “të pandehurit kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’ia bashkojnë këtë territor Republikës së Serbisë. Gjatë këtij veprimi, si rezultat i dhunës së përdorur, ka humbur jetën zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.”

Veprat penale të akuzuara përfshijnë:

1. Kryerja e veprës terroriste: Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 129 par. 3 lidhur me par. 1 dhe neni 128 par.1, pikat 1.1, 1.3, 1.7 dhe 1.10.

2. Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë: Sipas nenit 126 par. 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 118 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

3. Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit: Veprimet e pandehurit M.R. përfshijnë financimin e akteve terroriste, sipas nenit 131 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 57 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

4. Shpëlarja e parave: Të akuzuarit M.R., personi juridik “R”, dhe personi përgjegjës R.S., janë të akuzuar për pastrim parash, sipas nenit 302 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 56 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit