Sot është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës për basketbolliste, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.
Shorti është tërhequr sipas sistemit të Bergerit, pra pas përfundimit të pesë xhirove në Superligën e femrave.
Bashkimi dhe Prishtina, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale të kësaj gare, nga vendi i parë, përkatësisht i dyti.
Ndërkohë, në çerekfinale do të përballen Peja 03 – Junior 06 në Grupin A dhe Penza – Trepça në Grupin B, ndeshje që do të zhvillohen më 20/21 dhjetor.
Bashkimi në gjysmëfinale e pret fituesin e duelit Peja 03 – Junior 06, ndërsa fituesi i ndeshjes Penza – Trepça, do të përballet me Prishtinën.