Prizren: Sigurohet hapësira për varrezat e reja të qytetit afër Landovicës

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Sigurohet hapësira për varrezat e reja të qytetit afër Landovicës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se me përfundimin e procedurave të kthimit të pronës nga ish-Ndërmarrjet Shoqërore në pronë komunale,  prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë, tash ka kaluar në emër të Komunës, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Pas përfundimit të procedurave të kthimit të pronës (shpronësimit) së ish-Ndërmarrjeve Shoqërore në pronë komunale, ju njoftojmë se tani prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë, në hapësirë prej 575,524 m², është bartur në emër të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Referuar njoftimit, kjo është një e arritur për komunën tonë, pasi varrezat e vjetra të qytetit nuk kishin hapësirë të mjaftueshme. Tani, Komuna e Prizrenit ka zgjidhur një problem madhor për qytetarët e saj. Kjo hapësirë do të përdoret për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën tonë”. / Gazeta e Prizrenit /


Read it all at Gazeta e Prizrenit