Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, vazhdon java e pestë e Albi Mall Superligës së Kosovës.
Vëmendja është në Suharekë ku takohen dy klubet me peshë historike për futbollin e Kosovës.
Skuadra më e trofeshme në vend, FC Prishtina, udhëton te ekipi më i suksesshëm kosovar në arenën ndërkombëtare, FC Ballkani.
Ky duel, sikurse edhe të tjerat përballje, tani zhvillohen në terminin e ri kampional, me fillim në orën 15:00.
Ndeshja tjetër e ditës së shtunë është ajo ndërmjet Ferizajt dhe Suharekës.
Të dyja këto ballafaqime transmetohen direkt në kanalet sportive të platformës numër një në vend, Art Motion.
E diela është e rezervuar për derbin ndërmjet Llapit dhe Dritës, kurse në kalendar janë edhe dy përballje.
Dukagjini është nikoqir i Malishevës, ndërsa Feronikeli ’74 udhëton në Anamoravë për t’i matur forcat me Gjilanin./KK