Të hënën nga ora 07:00, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë në shenjë proteste për shkak të pagave të ulëta.
Kështu njoftoi Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Ai ka bërë të ditur në një njoftim se greva do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë protestuar edhe në muajin korrik para këtij institucioni me kërkesë rritjen e pagave për punën e tyre.