Vuçiq uron serbët e Kosovës për Ditën e unitetit dhe flamurit serb

- Bota Sot

Vuçiq uron serbët e Kosovës për Ditën e unitetit dhe flamurit serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se serbët e Kosovës “nuk jetojnë në kushtet që evropianët i kanë garantuar me nënshkrimet e tyre, por që nuk i kanë përmbushur”.

“Serbët nuk jetojnë në kushtet që janë mësuar evropianët dhe disa të tjerë. Gjithashtu, në kushtet që po ata evropianë dhe disa të tjerë garantuan me vula dhe nënshkrime, por nuk i kanë përmbushur”, ka thënë Vuçiq me rastin e “Ditës së Unitetit Serb dhe Flamurit Kombëtar” transmeton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Ai ka shtuar se “vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë e Metohi sot po gëzohen me ne”, duke vazhduar: “dhe ja pikërisht atyre, para të gjithëve, u dërgoj një urim të ngrohtë dhe i uron festën”.

“Ata e kanë merituar, kanë vuajtur më së shumti dhe e di që do të duhet të vuajnë shumë më tepër. Por ata gjithmonë do të kenë Serbinë e tyre, vendin e tyre dhe ne që do të jemi me ta”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai gjithashtu ka pretenduar se “historia e mëson popullin serb se kur ata janë së bashku nuk ka pengesa që nuk mund t’i kapërcejnë, kështu që kjo ditë le të jetë një kujtesë se forca jonë është në unitet. Gjithashtu, ashtu si të parët tanë në të shkuarën, edhe ne në të ardhmen do të ecim me kokën lart, të gatshëm për çdo sfidë”.



Read it all at Bota Sot