Ish-ambasadori serb: Vuçiq e paketoi Kosovën në një kuti dhe ia dorëzoi Kurtit

- Bota Sot

Ish-ambasadori serb: Vuçiq e paketoi Kosovën në një kuti dhe ia dorëzoi Kurtit

Ish-ambasadori serb, Nebojsha Vujoviq thotë se sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit “vetëm sa e shpejtoi lëvizjen që çoi në njohjen e Kosovës”.

Të gjitha këto janë mëkatet, thotë ai, ekskluzivisht të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Pyetja është a e ka bërë me pëlqimin e heshtur të vendeve të QUINT-it apo është vetëm pjesë e marrëveshjes së Ohrit që është pranuar por nuk është nënshkruar, në të cilën Serbia thjesht i tërhoqi të gjitha atributet e saj nga Kosova”.

Vujoviq beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është “vetëm në gjysmë të rrugës”, siç shkruan Danas.

“Vuçiq e paketoi Kosovën në një kuti dhe ia dorëzoi”, tha ai.



Read it all at Bota Sot