Eskaloi situata në Parlamentin serb, reagon gazetari i medias gjermane: Rrahje serioze dhe…!

- Bota Sot

Eskaloi situata në Parlamentin serb, reagon gazetari i medias gjermane: Rrahje serioze dhe…!

Dje, gjatë seancës plenare në Parlamentin e Serbisë, deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës janë shtyrë dhe rrahur mes vete.

Në transmetimin e seancës parlamentare, zëri ishte i ndalur, kështu që nuk mund të dëgjohej se çfarë po i thoshin deputetët njëri-tjetrit.

Megjithatë, gjatë transmetimit u pa se sigurimi i Parlamentit ndërhyri për t’i ndarë deputetët e pushtetit dhe opozitës, teksa ata po shtyheshin dhe po e godisnin njëri-tjetrin.

E këtë ngjarje, e ka komentuar edhe gazetari i medias gjermane Deutche Welle, Bahri Cani, pëcjell “Bota sot”.

Në komentin e tij, Cani u shpreh ndër të tjera se: “Zullum i madh është mbledhur në shpirtin dhe duart e disa njerëzve në Beograd!”

Postimi i plotë

Rrahje serioze dhe përgjakje në Parlamentin e Serbisë! Opozita kërkonte debat për rrëzimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad dhe vdekjen e 15 udhërarëve, ndërsa Partia e Vuçiqit SNS, donte të vazhdonte punimet për temat në rend dite, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Zullum i madh është mbledhur në shpirtin dhe duart e disa njerëzve në Beograd!



Read it all at Bota Sot